Përfshihet nga flakët një automjet, prej një jave qëndronte i parkuar brenda oborrit të Dioqezës së Lezhës

Shqipëria

Përfshihet nga flakët një automjet, prej një jave qëndronte i parkuar brenda oborrit të Dioqezës së Lezhës

Më: 12 maj 2026 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, makina ishte e parkuar brenda oborrit të Dioqezës së Lezhës dhe ndodhej aty prej rreth një jave. Fatmirësisht, në momentin kur automjeti shpërtheu në flakë nuk ka pasur persona brenda tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve drejt godinës së Ipeshkvisë së Lezhës.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat