Makaronat helmuan studentët, stafilokoku dhe E.coli dërguan në spital 56 studentë të Akademisë së Policisë

Shqipëria

Makaronat helmuan studentët, stafilokoku dhe E.coli dërguan në spital 56 studentë të Akademisë së Policisë

Më: 12 maj 2026 Në ora: 15:17
Policia

56 studentët e Akademisë së Policisë janë helmuar nga ushqimi i gatuar nga kompani SORI-AL. Sipas burimeve të sigurta për Top Channel janë makaronat e ngarkuara me stafilokok koagulaze dhe E.coli, ato që dërguan në spital të rinjtë e policisë.

Po ashtu, Top Channel mëson se qenë kushtet jo të mira higjieno-sanitare ato që ndikuan në zhvillimin e këtyre dy baktereve të rrezikshme. I njëjti produkt nga ISUV është analizuar edhe pa i gatuar dhe rezultatet e analizave treguan se makaronat e pagatuara ishin brenda standardeve të sigurisë ushqimore.

Edhe AKU është njohur me rezultat e analizave një ditë më parë nga Instituti i Referencës ISUV. Ky institucion ka refuzuar t’i bëjë publike me pretendimin se hetimi ende nuk ka përfunduar.

Ndërkohë, studentët që helmuan, vazhdojnë të ushqehen po nga kompania SORI-AL,  i vetmi ndryshim për ta është salla e konsumimit të ushqimit, pasi ambientet e para të Akademisë së Policisë po dezinfektohen nga ISHP.

Deri më tani kompania SORI-AL furnizon ushqime institucionet shtetërore, përfshirë këtu edhe spitalin Shefqet Ndroqi nga institucioni që duhet të garantojnë ushqime të sigurta është vetëm me 200 mije lekë gjobë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat