Kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot! Sa do të jenë temperaturat

Shqipëria

Kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot! Sa do të jenë temperaturat

Më: 15 maj 2026 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

Në mesditë dhe pasdite  reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 2-3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat