Moti i keq shkakton probleme dhe në Durrës! Rrëzohen pemët në zonën e Plepave

Shqipëria

Moti i keq shkakton probleme dhe në Durrës! Rrëzohen pemët në zonën e Plepave

Më: 16 maj 2026 Në ora: 20:46
Durrës

Reshjet intensive dhe era e fuqishme kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në disa zona të Durrësit këtë të shtunë.

Situata më problematike u shënua në zonën e Plepave.

Aty pemët e rrëzuara bllokuan një pjesë të rrugës dytësore pranë rrethrrotullimit.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente, rruga u pastrua dhe qarkullimi iu kthye normalitetit.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat