Erion Veliaj kundërshton arrestin, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Shqipëria

Erion Veliaj kundërshton arrestin, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Më: 20 maj 2026 Në ora: 09:22
Erion Veliaj

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar të shpallet  antikushtetuese masa e  “arrestit në burg”, të vendosur nga GJKKO në shkurt të vitit 2025, masë e cila u konfirmua më vonë nga Apeli i GJKKO-së dhe nga Gjykata e Lartë.

Seanca, e cila pritet të nisë në orën 10:00 do te zhvillohet mbi baze dokumentesh, pa praninë e palëve.

Veliaj ka argumentuar se masa e vendosur ndaj tij nuk është proporcionale, për shkak se ai jo vetëm që është qytetar, por edhe i zgjedhur sipas Kushtetutës.

Në ankimin e tij, Veliaj thotë se nuk janë analizuar kriteret për vendosjen e masës së sigurimit, pasi, sipas tij, Kodi i Procedurës Penale parashikon që të gjithë, pasi kalon një periudhë kohore, duhet të gjykohen në liri kundrejt një garancie pasurore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat