Kryeministri Edi Rama është pritur me një ceremony shtetërore nga homologia e tij japoneze, Sanae Takaichi. Kjo e fundit mbajti fjalën e saj në takimin me Ramën, ku ishin të pranishëm dhe delegacionet e dy vendeve.
Ajo u shpreh se Japonia mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ndër të tjera shtoi se në një kohë që siguria e Europës dhe Indopaqeësorit po bëhet gjithnjë e më e lidhur Japonia do të thellojë më tej bashkëpunimin me Shqipërinë.
“Shqipëria është partnere e rëndësishme me të cilën ndajmë vlera dhe parime të përbashkëta. Jemi të kënaqur që negociatat e Shqipërinë për në BE po përparojnë në mëmnyrë të qëndrueshme. Japonia do të vijojë të mbështesë fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në një kohë kur siguria e Europës dhe Indopaqeësorit po bëhet gjithnjë e më e lidhur dëshirojmë të thellojmë bashkëpunimin me Shqipërinë”, tha Takaichi.