Gjirokastra "braktis" Berishën, votojnë vetëm 15% e demokratëve

Shqipëria

Gjirokastra "braktis" Berishën, votojnë vetëm 15% e demokratëve

Më: 23 maj 2026 Në ora: 20:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në degët e Sarandës dhe Gjirokastrës është mbyllur procesi i votimit për kryetarin e Partisë Demokratike, ku kandidat i vetëm është Sali Berisha.

Në degën e Gjirokastër, sipas rezultateve të numërimit, Berisha ka marrë 270 vota pro, 11 kundër, 5 abstenime dhe 5 fletë votimi të pavlefshme.

\Në këtë qytet të drejtë vote kishin 1890 anëtarë, çka do të thotë se ka pasur një pjesëmarrje prej vetëm 15%.

Ndërkohë procesi i votimit është mbyllur për të gjitha qendrat e votimit në orën 19:00.

Tashmë ka nisur dhe numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve të para.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat