Sulmi rus në Kiev, reagon delegacioni i BE në Tiranë: E dënojmë me forcën më të madhe!

Shqipëria

Sulmi rus në Kiev, reagon delegacioni i BE në Tiranë: E dënojmë me forcën më të madhe!

Më: 24 maj 2026 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas sulmit rus me dronë dhe raketa mbrëmjen e djeshme në Kiev, ku u godit edhe rezidenca ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë.

BE në Tiranë dënon sulmin me “forcën më të madhe”, duke e cilësuar si një sulm të papërgjegjshëm. BE kujton edhe një herë brutalitetin rus në një luftë të paprovokuar dhe pajustifikuar.

Deklarata e Delegacionit të BE-së në Tiranë:

Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij.
Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat