IDC-CDI uron kryedemokratin për rizgjedhjen dhe e vlerëson procesin si demokratik

Shqipëria

IDC-CDI uron kryedemokratin për rizgjedhjen dhe e vlerëson procesin si demokratik

Më: 26 maj 2026 Në ora: 18:19
Sali Berisha

Sali Berisha është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë pas një procesi votimi nga anëtarësia.

Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe një reagim nga IDC-CDI, e cila e ka uruar Berishën për zgjedhjen e tij në krye të opozitës shqiptare.

Në mesazhin e saj, IDC-CDI vlerëson procesin e brendshëm të Partisë Demokratike dhe shpreh mbështetje për lidershipin e saj, duke e cilësuar si një zhvillim me rëndësi për forcën opozitare në Shqipëri.

Berisha mori mandatin e ri pas një procesi votimi të zhvilluar brenda partisë, ku u konfirmua në drejtimin e saj për një tjetër periudhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat