Grabitja në Rinas/ Vëllezërit Çala i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë rrëzimin e vendimit të dhënë nga Gjykata e Lartë

Shqipëria

Grabitja në Rinas/ Vëllezërit Çala i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë rrëzimin e vendimit të dhënë nga Gjykata e Lartë

Më: 27 maj 2026 Në ora: 14:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen që lidhet me grabitjen e bujshme në aeroportin e Rinasit, duke kundërshtuar vendimin më të fundit të dhënë nga Gjykata e Lartë.

Kërkesa është paraqitur zyrtarisht të hënën nga mbrojtja e tyre ligjore.

Përmes avokatëve Evjola Shehu dhe Neshat Fana, ata kërkojnë prishjen e vendimit aktual dhe rikthimin e dosjes për shqyrtim të ri. Në argumentet e paraqitura pretendohet se gjatë procesit gjyqësor janë cenuar standardet e procesit të rregullt ligjor, si edhe të drejtat e garantuara nga Kushtetuta.

Dosja lidhet me grabitjen spektakolare të ndodhur në Rinas, një prej episodeve kriminale më të përfolura në Shqipëri gjatë viteve të fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat