Kryeministri kroat mesazh në Kuvendin e PD-së: Suksese mikut tim Berisha, ndajmë të njëjtin orientim pro evropian

Shqipëria

Kryeministri kroat mesazh në Kuvendin e PD-së: Suksese mikut tim Berisha, ndajmë të njëjtin orientim pro evropian

Më: 30 maj 2026 Në ora: 12:04
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka përshëndetur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Përmes një video mesazhi, lideri kroat e cilësoi kreun e PD-së Sali Berisha si një mik të vjetër, duke i uruar sukses.

Ai theksoi se ata ndajnë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro evropian, ndërsa shprehu mbështetjen e tij për Kuvendin e demokratëve.

“U uroj të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një kuvend sa më të suksesshëm. Isha shumë i kënaqur që prita zotin Sali Berisha, mikun tim prej shumë vitesh, në Kroaci gjatë Forumit të IDU-së këtu në Zagreb, disa javë më parë.

Patëm një bisedë të gjerë mbi aktivitetet dhe reformimin e partisë. Ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe dëshiroj t’ju jap mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik Kroat për një kuvend të suksesshëm të partisë dhe për suksese të mëtejshme elektorale. Të gjitha të mirat nga Zagrebi.”, tha kryeministri kroat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat