Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri në Korçë, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

Shqipëria

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri në Korçë, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 15:32
Violand Braçellari

Burime nga Spitali i Traumës thone se efektivi i plagosur në Maliq, Edison Adri, i është nënshtruar një ndërhyrjeje në nofull, teksa gjendja e 36 vjecarit raportohet se është stabël.

Ndërsa autori i dyshuar i vrasjes së efektivit Enea Mekolli, Violand Braçellari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën por do të vijoje të marrë trajtim mjekësor te Trauma.

Nëna e Violand Braçellarit është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë së policisë vendore Korçë.

Aty po merret në pyetje nga grupi i hetimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat