Ndahet nga jeta drejtoresha e institutit “Harry Fultz”, Brikena Baxhaku. Mesazhi prekës: Kontribut të çmuar në edukimin e brezave

Shqipëria

Ndahet nga jeta drejtoresha e institutit “Harry Fultz”, Brikena Baxhaku. Mesazhi prekës: Kontribut të çmuar në edukimin e brezave

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 12:44
Brikena Baxhaku

Ndahet nga jeta drejtoresha e institutit “Harry Fultz”, Brikena Baxhaku. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë shkolla përmes një postimi në rrjetet sociale.

Stafi, nxënësit dhe komuniteti i Institutit “Harry Fultz” shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që punuan pranë saj.

MESAZHI

Gjithmonë me ne, Brikena!

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Drejtores së Shkollës sonë, Brikena Baxhaku.

Prej shumë vitesh, znj. Baxhaku i shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi institucionit tonë, duke dhënë një kontribut të çmuar në edukimin e brezave të tërë dhe në zhvillimin e shkollës sonë.

Ajo do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje për punën e palodhur, integritetin dhe vlerat njerëzore që përcolli gjatë gjithë veprimtarisë së saj profesionale.

Stafi, nxënësit dhe komuniteti i Institutit “Harry Fultz” shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që punuan pranë saj.

Kujtimi dhe kontributi i saj do të mbeten përherë pjesë e historisë së institucionit tonë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat