Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestën e gjashtë/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”

Shqipëria

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestën e gjashtë/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 18:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Zvërnec, aty ku po bisedon me banorët e zonës.

Protestuesit në Tiranë vijojnë grumbullimin për të gjashtën ditë.

Ata kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, e më pas do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë.

As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat