“Rama fyen protestuesit”/ Këlliçi: Kryeministri me korrupsionin e tij dhe arrogancën duhet të largohet

Shqipëria

“Rama fyen protestuesit”/ Këlliçi: Kryeministri me korrupsionin e tij dhe arrogancën duhet të largohet

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Në një reagim në Facebook, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama për protestat që po zhvillohen prej disa ditësh. Këlliçi thekson se kryeministri Rama ka vijuar fyerjet ndaj protestuesve.

Më tej shton se Edi Rama me korrupsionin dhe arrogancën e tij duhet të largohet.

Reagime:

Edi Rama vijon fyerjet ndaj protestuesve, ndaj të rinjve e të rejave, familjarëve me femijë të vegjël, prindërve që kanë mbushur sheshet.

Kam dalluar se kanë qenë prezent dhe shumë intelektualë e shkrimtarë. Megjjithatë, Kryeministri i vendit i quan injorantë që dinë vetëm 4 fjali.

Jam i sigurt se shumica aty janë më të ditur e më të kënduar se Edi Rama, cektësia e të cilit mbulohet nga gjeste që nuk tregojnë aspak urtësi apo qytetari.

Por pavarësisht, më e rëndësishmja në këtë rast është ajo çfarë ata ndjejnë, zemërimi dhe revolta e tyre. Dhe një shtetar i përgjegjshëm këtë duhet të lexonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat