“Natyra nuk është pronë e qeverisë”/ Luçiano Boçi: Por njeriun, kur do ta mbrojmë?

Shqipëria

“Natyra nuk është pronë e qeverisë”/ Luçiano Boçi: Por njeriun, kur do ta mbrojmë?

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 17:17
Fotoilustrim

Në një reagim në Facebook, deputeti Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me mbrojtjen e natyrës, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe mungesë transparence.

“Nëse sot natyra ka nevojë për mbrojtje nga betonizimi, sot njeriu ka nevojë për mbrojtje nga relativizimi”, shprehet ai.

Reagimi;

TË MBROJMË NATYRËN!

PO NJERIUN?!

Sot flitet me pasion për mbrojtjen e natyrës në Zvërnec.

Dhe me të drejtë.

Sepse natyra nuk është pronë e qeverisë, nuk është pre gjuetie dhe as tapet që Rama e shtron sipas interesit të radhës.

Por pyetja që duhet bërë është kjo:

Kur ngrihemi si shoqëri për të mbrojtur natyrën, a kemi të njëjtin guxim për të mbrojtur njeriun?

Sepse natyra dhe njeriu janë një!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat