Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humbet mes turmës, qytetarët ulen në tokë, gjendet pas disa minutash
Gjatë ditës së 8-të të protestës në Tiranë, një incident ka ndodhur përpara Kryeministrisë.
Një fëmijë ka humbur mes turmës.
Ndërkohë që u bë thirrje për gjetjen e tij.
Të gjithë qytetarët u ulën në tokë, me djalin e vogël që u gjet pas disa minutash.
Të rinjtë "çajnë" turmën e protestës me gomone! Protestuesit sjellin simbole të emigrimit
Në tubimin e zhvilluar për çështjen e Zvërnecit përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë sjellë një gomone si simbolikë të emigracionit dhe largimit të qytetarëve nga vendi ndër vite.
Gomoneja është vendosur në shesh si një element proteste, duke u lidhur me fenomenin e emigrimit përmes detit dhe largimin e të rinjve shqiptarë drejt vendeve të BE-së.
Sipas pjesëmarrësve, ky simbol synon të tërheqë vëmendjen mbi numrin e lartë të qytetarëve që kanë lënë vendin dhe mbi mungesën e perspektivës për qëndrimin në Shqipëri.
Kush e organizon protestën? Gazetari "nxjerr zbuluar" emrat e organizatorëve, ja përgjigja e shumëpritur...
Me ironi, qytetarët i janë përgjigjur pyetjes që ka mbizotëruar protestën e Zvërnecit: kush e organizon? Një protestues u ngjit në podium duke shpalosur ‘listën’, një renditje problematikash që ai renditi si pakënaqësi të forta ndaj qeverisë.
“Kam një njoftim shumë të rëndësishëm për emrat e grupit organizator, momenti i shumëpritur. I pari është një djalë 35-vjeçar që quhet Shpopullim. E dyta është një vajzë po ashtu 35-vjeçare, quhet Prona Private! E treta dhe më e rëndësishmja është shpirti i gjithë këtij organizimi këtu, quhet Rinia Shqiptare!
Të katërtit janë Fëmijët tanë për të cilët kemi dalë të gjithë këtu në shesh dhe unë jam krenar! E pesta është një zonjë për nga mosha që ka lënë të paktën 160 mijë familje që presin me vite për një vendim drejtësie, Drejtësia është një nga arsyet dhe organizatoret e kësaj proteste!
Shqiptarët s’mund të presin më me 10-15 vite për të marrë të drejtën e tyre! E gjashta, sot thonë mos shkofsh nëpër spitale sepse sistemi shëndetësor është një tmerr i vërtetë që mos vaftë as hasmi. I shtati, e ka lënë postulat Naim Frashëri, Arsimi! Duam arsim cilësor! E teta është Bujqësia, fermerët tanë duhet të jenë këtu, duhet tu ofrohen kushtet minimale për të prodhuar për fëmijët tanë. Të nëntët, Pensionistët! Ta bëjmë këtë luftë për gjyshërit e gjyshet tona! E fundit, minatorët, naftëtarët, ata që kanë dalë nga shtëpitë e tyre pa ditur nëse do të kthehen dhe sot janë në mëshirë të fatit!”, tha gazetari Klevin Muka duke shtuar: