“Sinqerisht nuk po dua ta besoj...” – Shqipëria proteston, institucionet heshtin

Shqipëria

“Sinqerisht nuk po dua ta besoj...” – Shqipëria proteston, institucionet heshtin

Nga: M.H. Më: 10 qershor 2026 Në ora: 00:02
Fotoilustrim

Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër lidhur me protestat në Shqipëri, duke thënë se për disa ditë me radhë qytetarët kanë dalë në rrugë duke kërkuar ndryshim dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ai shpreh shqetësim për mungesën e reagimeve institucionale, duke kritikuar Presidentin Bajram Begaj, Kuvendin dhe institucionet e sigurisë për mosveprim në situatën e krijuar, përcjell "Bota sot".

Dosti gjithashtu kritikon opozitën, komunitetet fetare dhe faktorin ndërkombëtar, duke thënë se nuk kanë reaguar ndaj zhvillimeve në vend.

Në reagimin e tij, ai ngre akuza të forta ndaj qeverisë dhe fton për mbështetje ndërkombëtare ndaj protestave, duke paralajmëruar për një situatë të rënduar politike në Shqipëri.

Postimi i plotë

Sinqerisht nuk po dua ta besoj...
Për 10 ditë radhazi Shqipëria e shqiptarët janë derdhur lumë në rrugë e në sheshe... dhe janë me qindra - mijëra... burra, gra, të rinj e të reja, pleq e fëmijë që kërkojnë vërtet një Shqipëri të re... dhe largimin, ikjen e dorëheqjen e më të keqit shtetar e politikan të historisë së tyre kombëtare, hajdutit e tradhtarit Edi Rama.

Dhe absolutisht asnjë lloj reagimi, qoftë edhe formal e sa për të larë gojën, prej shtetit të tyre e prej shtetarëve të tij.
A thua se ky nuk është as vendi e as populli i tyre.
A thua se këta palaço e qelbësira i paguan dikush tjetër e jo shqiptarët... ani pse nga xhepi i tyre i varfër.

Ku është fshehur kukulla president Bajram Begaj... i pa burri që deri dje bridhte rrugëve e shesheve të Mekës, veshur me çorapë të bardha sikur e kishin bërë synet... asnjë reagim nga presidenca e presidenti.
Pa diskutuar krimin tjetër që ai po bën... duke mos mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për vetë situatën e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet Shqipëria prej gati 2 javësh.

Pavarësisht se protesta nuk është pronë e asnjë partie politike... për gjendjen ku ndodhet momentalisht ai vend e ai popull si PD e si PS dhe liderët e tyre duhet të dilnin me deklarata konkrete e publike lidhur me situatën e krijuar.

Ku ka humbur Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Nikua Pe-leshi, pse s’bëhet i gjallë...
Ku është Kosova e Albin Kurti kur shqiptarët në Tiranë po thërrasin edhe në emër të tyre...
Ku janë komunitetet fetare e krerët e tyre, pse nuk reagojnë... nuk është përzierje në politikë por është mbrojtje e vendit dhe e popullit të tyre.

Ku janë reagimet e ambasadave kryesore të Europës... ku është reagimi e qëndrimi zyrtar i BE e Brukselit për gjithë ç’po ndodh në Shqipëri.

Nuk është film e as histori Dimri a Verë o zotërinj... është realitet i dhimbshëm... teksa me të drejtë e fort të zemëruar, të vjedhur e tradhtuar shqiptarët po kërkojnë një Shqipëri të re.

Nuk po protestojnë një tufë njerëzish rrugësh e një tufë flamingosh zotërinj europianë... siç ju gënjen e mashtron Rama ju... por në rrugë e në sheshe është krejt Shqipëria, e cila kërkon me të drejtën e Zotit largimin e kryeministrit të saj... të përkëdhelurit tuaj... të super korruptuarit që mbështesni ju e që për qëllimet e interesat tuaja të ndyra e anti-shqiptare e keni mbajtur kaq gjatë në pushtet e deri më sot.

Ku është Amerika e amerikanët kur vendi e populli më pro amerikan në botë më shumë se kurrë sot ka nevojë për dorën e ndihmën e tyre... ka nevojë për mbështetjen e fuqishme të tyre për t’i thënë JO vjedhjes, abuzimit, korrupsionit e tradhtisë dhe për t’i thënë PO mbrojtjes së pasurive kombëtare, dinjitetit njerëzor e demokracisë.

Shqiptarët e Shqipëria duhen ndihmuar një orë e më parë... o sot o kurrë.
Pa kaluar në luftë civile për të cilën po bën gjithçka për ta çuar atë vend e atë popull anti-shqiptari Rama.

A.R.D

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat