Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë, arrestohet autori në flagrancë

Shqipëria

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë, arrestohet autori në flagrancë

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 10:23
Fotoilustrim

Një pikë e këmbimit valutor është tentuar të vidhet në zonën e Shkozës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte, ndërsa policia ka arrestuar në flagrancë autorin Klejdi Ymeri me një armë lodër, bën me dije gazetarja Xhensila Kodra.

Autori përdorues i lëndëve narkotike dhe sapo ka hyrë në pikën e këmbimit valutor i ka drejtuar pistoletën lodër punonjëses.

Ajo ka aktivizuar menjëherë alarmin dhe autori është frikësuar dhe ka dalë për t’u larguar. Ymeri është arrestuar më pas nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat