Pas rrethimit prej hekuri, banorët e Rrjollit shembin edhe gardhin me tela me gjemba

Shqipëria

Pas rrethimit prej hekuri, banorët e Rrjollit shembin edhe gardhin me tela me gjemba

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 12:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas rrethimit prej hekuri, banorët e Rrjollit kanë arritur të heqin edhe gardhin me tela me gjemba, me të cilin janë rrethuar pronat e tyre për ndërtimin e një resorti luksoz.

Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët kanë arritur ta rrëzojnë në tokë gardhin thuajse nga të gjitha anët dhe të futën në kantier, ku ka nisur ndërtimi.

Më herët qytetarët arritën të rrëzonin edhe gardhin prej hekuri pavarësisht tentativave të policisë për t’i ndaluar.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kujtojmë se prej afro një viti, banorët e zonës kanë ngritur akuza se një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka ndryshuar dokumentacionin e pronësisë, duke tjetërsuar certifikatat dhe më pas duke ia kaluar truallin investitorit që po zhvillon projektin për resort në vijën bregdetare të Velipojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat