Kaluan natën para Kryeministrisë, policia kërkon largimin e protestuesve: Do të marrim masa!

Shqipëria

Kaluan natën para Kryeministrisë, policia kërkon largimin e protestuesve: Do të marrim masa!

Më: 21 qershor 2026 Në ora: 08:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Tensionet janë shënuar para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit që kaluan natën në shesh u përballën me thirrjet e Policisë për të liruar rrugën dhe për t’u larguar nga zona.

Përmes megafonit, efektivët e Policisë u bënë thirrje qytetarëve të zhbllokojnë qarkullimin, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërmerren masa sipas ligjit.

“Nëse rruga nuk lirohet, policia do të marrë masa”, dëgjohej në njoftimin drejtuar protestuesve.

Nga ana tjetër, qytetarët iu përgjigjën në kor thirrjeve të Policisë me sloganin: “Rama, jep dorëheqjen”, duke vijuar qëndrimin e tyre përpara Kryeministrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat