Incidenti me flamurin izraelit, aktivisti Arben Kola: Ka tentativa për të dëmtuar protestën, mes nesh ka grupe të infiltruara!
Një nga nismëtarët e protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta, duke zbuluar praninë e grupeve të infiltruara që sipas tij po tentojnë të dëmtojnë lëvizjen dhe t’i japin asaj prapavija fetare apo kombëtare.
Kola paralajmëroi se shumë shpejt këta persona do të bëhen publikë, ndërsa u bëri thirrje organeve të sigurisë që të ndërhyjnë përpara se situata të lihet në dorë të vetë protestuesve.
“Mes nesh ka grupe të infiltruara që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vazhdim do i nxjerrim me fytyra dhe emra. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë.
Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin narrativë fetare protestës. Nuk do e zhbëjnë dot. Ky është vullnet i shqiptarëve,” deklaroi Kola.
Kola u distancua prerazi nga incidenti i ndodhur një ditë më parë me flamurin e Izraelit, duke sqaruar se lëvizja qytetare nuk ka asnjë qëllim agresiv ndaj shteteve të tjera apo simboleve të tyre kombëtare.
“Nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi për të dhunuar flamujt as të Izraelit, as Serbisë, as Greqisë, as Iranit, etj.
Patjetër që distancohemi dhe do mbajmë dhe një deklaratë,” përfundoi ai.
Mijëra qytetarë në shesh, aktivistja: Thirrje pushtetarëve, të japin dorëheqje! Punonjësit e administratës të bashkohen me popullin
Mijëra vetë u mblodhën në ditën e 22-të të protestave kundër qeverisë Rama.
Së bashku me qytetarët, janë bashkuar prej ditës së djeshme edhe shqiptarë nga diaspora. Një qytetare e nisi protestën masive para Kryeministrisë duke i kërkuar administratës t’i bashkohet protestës.
Protestuesja:Dje ishte protesta madhështore ndonjëherë.
I bëj thirrje të gjithë pushtetarëve të japin dorëheqjen. I bëj thirrje administratët të bashkohen me ne.
Nis marshimi masiv nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur zyrtarisht dita e 22-të e protestës masive qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës.
Së fundmi, raportohet se qindra qytetarë të mbledhur fillimisht në Sheshin “Skënderbej” kanë nisur marshimin e tyre drejt bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga transmetimi live në News24, bëhet fjalë për lëvizjen e qytetarëve që marshojnë përgjatë rrugës, ndërsa në anën tjetër shihet grumbullimi i tyre me flamuj kombëtarë para Kryeministrisë.
Sakaq, numri i pjesëmarrësve po vjen në rritje nga çasti në çast me ardhjen e qytetarëve nga rrethet dhe diaspora.
Tensione para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë për një çadër!
Momente tensioni janë shënuar pak më parë në protestën para Kryeministrisë.
Protestuesit kanë vendosur një çadër për t’u mbrojtur nga dielli, ndërkohë që efektivët e policisë kanë ndërhyrë për largimin e saj.
Pas këmbënguljes së protestuesve policët janë larguar, ndërsa qytetarët kanë përsëritur edhe një herë refrenin e kësaj proteste: Rama jepe dorëheqjen”.
Prej 22 ditësh vijon revolta qytetare ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
Protestuesit vendosin çadrën për t’u mbrojtur nga dielli, policia tenton t’i pengojë
Momente tensioni janë shënuar pak më parë në protestën para Kryeministrisë.
Protestuesit kanë vendosur një çadër për t’u mbrojtur nga dielli, ndërkohë që efektivët e policisë kanë ndërhyrë për largimin e saj.
Pas këmbënguljes së protestuesve policët janë larguar, ndërsa qytetarët kanë përsëritur edhe një herë refrenin e kësaj proteste: Rama jepe dorëheqjen”.
Prej 22 ditësh vijon revolta qytetare ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
Sot protesta/ 22 ditë qëndresë e vendosmëri, përgjigjja e qytetarëve për Ramën
Të ulur në bulevard, me flamuj kuqezi, veshje tradicionale, parulla e thirrje, ata qëndruan gjithë natën para godinës së ekzekutivit.
Një agim shprese mund të quhet mëngjesi i ditës së sotme (21 qershor), ku pas protestës historike të ditës së djeshme, protestuesit e kaluan natën përpara Kryeministrisë.
Kjo është nata e parë që protestuesit qëndrojnë në shesh që nga nisja e revoltave, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Të mbledhur në Bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit brohoritën slogane të ndryshme, mes tyre “Je i rrethuar, nuk ke ku të shpëtosh”, si edhe thirrje kundër qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë.
Në protestë u dëgjuan gjithashtu parulla si “Rama në burg” dhe thirrje drejtuar SPAK-ut për hetimin e zyrtarëve të lartë.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim dhe se nuk do të largohen nga sheshi pa dorëheqjen e kryeministrit.
Atmosfera në qendër të Tiranës mbeti e tensionuar, ndërsa forcat e rendit monitoruan situatën gjatë gjithë natës. Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për incidente të rënda.
Qytetarët janë ulur në Bulevardin ndërmjet Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, ndërsa thërrasin në kor “Rama në burg, Berisha në burg”, teksa nuk mungojnë as thirrjet në adresë të SPAK të tilla si “Arresto Ballukun”.
Revolta antiqeveritare ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga sheshi pa dorëheqjen e Ramës.