“Parlamenti i krimit”- Marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve

Shqipëria

“Parlamenti i krimit”- Marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve

Më: 21 qershor 2026 Në ora: 21:59
Foto nga protesta në Tiranë

Pas dy orëve tubim para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin masiv me ngjyra kuqezi në rrugët e kryeqytetit.

Një pjesë prej tyre qëndroi para Kryeministrisë, pasi siç lajmëruan dhe më parë ata nuk do largohen nga sheshi dhe do qëndrojnë 24 orë aty pa u larguar qeveria dhe kryeministri Rama.

Sakaq pjesa më e madhe vijoi marshimin, teksa turma e madhe e protestuesve u ndal edhe para parlamentit të Shqipërisë me thirrjet:

"Parlamenti i krimit, Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat