“Rama jep dorëheqjen!” - Përfundon protesta e 26-të kundër qeverisë, mijëra qytetarë mbyllin marshimin para Kryeministrisë

Shqipëria

“Rama jep dorëheqjen!” - Përfundon protesta e 26-të kundër qeverisë, mijëra qytetarë mbyllin marshimin para Kryeministrisë

Më: 25 qershor 2026 Në ora: 12:26 Përditësuar në ora: 20:35 më 25.06.2026
Protesta në Tiranë

“Nëse nuk protestojmë sot, nuk do të mbetet më njeri në Shqipëri”/ Gazetari ironi në shesh: Patronazhistë, na e bëni hallall që ju thyem algoritmin!

Gazetari Marsel Rupi, në protestën e 26-të masive, ku mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ka elektrizuar sheshin kur tha se, pavarësisht gjithçkaje që bëjnë patronazhistët, nuk e mbytin dot protestën.

Ai ka shtuar se diaspora do të jetë sërish në shesh, ndërsa kërkoi që më shumë shqiptarë të dalin në tubim, pasi vendi po shpopullohet.

“Mirmbërma shqiptarë të lirë e të ndershëm. Mirëmbrëma patronazhistë dhe na e bëni hallall se jua thyem algoritmin. Nuk merrni dot like dhe views me gjithë kërcënimet, sepse nuk janë të blera. Mirëmbrëma diaspora, këta harrojnë që kur diaspora goditet, shqiptarët ngrihen në këmbë. Diaspora do të niset sërish dhe do të jetë këtu. Ata fluturojnë me shpirt këtu.

Nëse sot nuk dalim në rrugë, nuk do të kemi më mundësinë të shohim njeri majtas e djathtas, sepse nuk do të ketë mbetur më njeri, do të jenë larguar! Nesër më shumë! Rroftë Shqipëria e lirë dhe e ndershme”, tha ai.

Dita e 26-të e protestës, ja sa është pjesëmarrja

Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare. Qytetarët kanë nisur me marshimin drejt kryeministrisë.

Por, ajo që vihet re, krahasuar me protestat e zhvilluar më parë, është pjesëmarrja më e ulët.

Në pamje vihet re se numri i protestuesve është reduktuar ndjeshëm, ndërsa pritet që gjatë fundjavës të shtohet numri i tyre.

Ndërkohë organizatorët e protestës kanë bërë publike dhe listën me kërkesat drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke nisur nga dorëheqja e këtij të fundit, krijimi i një qeverie tranzitore e te kufizimi deri në 2 vite i mandatit të kryeministrit.

“Kjo ka vjedhur paratë tona!”/ Qytetari në protestë me pankartën e Ballukut: Dorëheqje e pa negociueshme e Ramës! Rinia e tregoi dje sa e vendosur ishte

Një qytetar i pranishëm në sheshin Skënderbej nga ku nis protesta, është shfaqur me një pankartë ku paraqitej zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Ndërsa në një prononcim ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Protestojmë në mbështetje të rinisë që Rama dhe Berisha të largohen. Balluku ka vjedhur paratë tona nën hyqmin e Ramës.

Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe Berishës pa negocim. Rinia u pa dje në atë rrebesh sa të vendosur ishin”, tha ai.

Protesta e 26 kundër kryeministrit/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Pas organizimit të protestuesve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ka nisur marshimi drejt Kryeministrisë.

Sot mbahet protesta e 26 masive në vend. Shqiptarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.

Protesta e 26 kundër kryeministrit/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Ka nisur organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Sot mbahet protesta e 26 masive në vend. Shqiptarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.

“Protestojmë kundër këtij anti-shqiptari që e ka shkatërruar këtë vend”/ Protesta e 26-të për dorëheqjen e Ramës, “shpërthen” qytetari: Do t’i dilnin 100 mijë lekë pension?

Mbahet sot protesta e 6-të të organizuar për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Një pensionist i pranishëm në tubim ka shprehur pakënaqësinë e tij në një prononcim për News24.

“Po protestojmë kundër një anti-shqiptari që vetëm ka vjedhur. Nuk ka lënë fëmijë e të moshuar pa i ofenduar. Te ‘5 Maji’ janë tërhequr plakat zvarrë, në Rrjoll po ashtu.

Ky vetëm e ka shkatërruar këtë vend. Me një pension qesharak, a mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij? Zoti ia shoftë racën”, u shpreh pensionisti.

Policia e Tiranës procedon 11 protestues: Orientuan turmën në bllokimin e kryqëzimeve, na kishin njoftuar se do kalonin në rrugë të tjera

Njëmbëdhjetë qytetarë janë proceduar penalisht nga shërbimet e Policisë së Tiranës, për protestat e datave 22 dhe 23 qershor në kryeqytet, duke i akuzuar ata se kanë bllokuar kryqëzime rrugësh, ndryshe nga ato që kishin njoftuar.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në lidhje me tubimet e zhvilluara më datat 22 dhe 23 qershor 2026, në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 11 shtetas, të dyshuar të përfshirë në veprime që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.

Konkretisht, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: D. G., 50 vjeç, I. D., 55 vjeç, E. E., 32 vjeç, E. B., 29 vjeç, V. D., 30 vjeç, E. Z., 26 vjeç, Xh. P., 27 vjeç, B. K., 36 vjeç, D. B., 32 vjeç, Sh. B., 34 vjeç dhe I. M., 28 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë orientuar dhe zhvilluar tubimin në zona të ndryshme prej atyre të njoftuara zyrtarisht, konkretisht në: kryqëzimin e rrugës “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”; kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës; si dhe në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.

Si pasojë, në këto akse me fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve dhe qytetarëve, është penguar lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Aktivisti Ilir Xhemalaj: Të rinjtë kanë marrë fatin në dorë, protesta do të çojë në dorëheqjen e Edi Ramës

Teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 26-të, aktivisti Ilir Xhemalaj shprehet i bindur se lëvizja qytetare do të arrijë objektivin e saj kryesor, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në programin e drekës në News24, përballë gazetares Ola Bruko, Xhemalaj theksoi se forca e protestës qëndron te pjesëmarrja e të rinjve, të cilët sipas tij kanë vendosur të marrin në dorë fatin e vendit.

“Sot të rinjtë janë ngritur nga kafenetë dhe kanë marrë fatin në dorë. Janë të shkolluar, të artikuluar dhe të vendosur për të sjellë ndryshimin që kërkon vendi”, deklaroi ai.

Sipas Xhemalajt, protestës i japin qëndrueshmëri edhe profesionistët e rinj që janë bashkuar nga diaspora, mes tyre mjekë, inxhinierë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

“Ka të rinj të arsimuar, mjekë dhe inxhinierë që kanë ardhur nga diaspora për t’iu bashkuar kësaj kauze. Pikërisht kjo e bën protestën të qëndrueshme dhe do të arrijë qëllimin e saj, dorëheqjen e Edi Ramës”, u shpreh ai.

Ndërkohë, gjatë të njëjtit emision, aktivisti Eduart Kaca ngriti diskutimin për ndryshimin e sistemit të qeverisjes në vend. Ai argumentoi se modeli aktual parlamentar ka dështuar dhe se Shqipëria duhet të kalojë në një sistem të ngjashëm me atë amerikan.

“Sistemi parlamentar ka dështuar, ashtu si edhe sistemi shumëpartiak. Kemi parti pa institucione dhe liderë të përhershëm. Shqipëria ka nevojë për një sistem amerikan, me president të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli dhe me kompetenca të plota”, deklaroi Kaca.

“Rama autokrat, sistemi nuk funksionon” – Analisti: Protesta e qytetarëve për të restauruar demokracinë!

Analisti Edvin Kulluri theksoi se lëvizja e qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës dhe klasës politike në përgjithësi po bëhet për të restauruar demokracinë.

Në një intervistë për News24, Kulluri deklaroi se Shqipëria ndodhet në një regjim hibrid, ku demokracia funksionon vetëm formalisht, ndërsa kryeministri Edi Rama është kthyer në një autokrat. Sipas tij, sistemi politik nuk funksionon, mungon gara dhe zgjedhjet e lira.

“Protestat në vitin 1990 nisën prej protestës së studentëve. Kjo ndodhi me formimin e PD dhe mbështetjen e qytetarëve. Ai ishte revolucion, përmbysja e një sistemi politik. Sot nuk jemi në kushtet e revolucionit, por në kushtet e një përmbysjeje të elitës politike, dhe në kushtet e një restaurimi të demokracisë të cilën kemi dështuar ta ndërtojmë siç duhet në 35 vite. Një miks midis reformimit, evolucioni dhe Restaurimi në këtë rast është gjë e mirë shumë. Duhet të shkojmë në vullnetin e shqiptarëve të atyre viteve.

Sot kemi një miks autokraci, demokraci, regjim hibrid, ku jemi formalisht demokraci dhe kemi një autokrat si Edi Rama. Ndaj njerëzit kanë dalë aty, sepse sistemi nuk funksionon. Nuk kemi garë politike, as zgjedhje të lira, as qarkullim elitash, nuk kemi garë në treg, kemi një qeveri që sillet në mënyrë selektive me këdo që ka përballë. Janë prishur gjithë rregullat e lojës dhe ndaj kemi dalë në shesh”, tha ai.

Kulluri u shpreh se protestat po bashkojnë qytetarë dhe grupe të ndryshme shoqërore, të cilët ndajnë shqetësimin se janë prishur rregullat e lojës në politikë dhe në shoqëri. Sipas tij, kjo larmi zërash e bën protestën natyrshme dhe përfaqësuese të një pjese të gjerë të shoqërisë shqiptare.

“Këtu janë prishur të gjithë rregullat e lojës dhe në atë shesh të jenë të gjithë bashkë. Unë nuk shoh njerëz që duan ta përçajnë.  Aty ka shumë rryma që po t’i mbledhësh të gjitha arsyet e bën të natyrshme këtë protestë dhe e bën shumicë të flukseve të shoqërisë. Kjo është rezultative.”, tha Kulluri. 

“Edhe hajdut edhe arrogant”/ Sot protesta e 26-të, qytetarët kërkojnë dorëheqje të pa negociueshme të Edi Ramës

Mbahet sot protesta e 26 masive ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.

Ditën e djeshme në orën 19:00, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë.

Pas tubimit, protesta vijoi me marshime në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, ku edhe pas reshjeve të dendura të shiut që “pushtuan” Tiranën, rrugët ishin plot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat