Protesta e 26 kundër kryeministrit/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Shqipëria

Protesta e 26 kundër kryeministrit/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Më: 25 qershor 2026 Në ora: 19:47
Protesta në Tiranë

Pas organizimit të protestuesve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ka nisur marshimi drejt Kryeministrisë.

Sot mbahet protesta e 26 masive në vend. Shqiptarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat