Dita e 26-të e protestës, ja sa është pjesëmarrja

Shqipëria

Dita e 26-të e protestës, ja sa është pjesëmarrja

Më: 25 qershor 2026 Në ora: 20:17
Protesta në Tiranë

Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare. Qytetarët kanë nisur me marshimin drejt kryeministrisë.

Por, ajo që vihet re, krahasuar me protestat e zhvilluar më parë, është pjesëmarrja më e ulët.

Në pamje vihet re se numri i protestuesve është reduktuar ndjeshëm, ndërsa pritet që gjatë fundjavës të shtohet numri i tyre.

Ndërkohë organizatorët e protestës kanë bërë publike dhe listën me kërkesat drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke nisur nga dorëheqja e këtij të fundit, krijimi i një qeverie tranzitore e te kufizimi deri në 2 vite i mandatit të kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat