Arlind Qori merr një mandat të ri në krye të “Lëvizjes Bashkë”, paralajmëron largimin nga posti në 2029

Shqipëria

Arlind Qori merr një mandat të ri në krye të “Lëvizjes Bashkë”, paralajmëron largimin nga posti në 2029

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 13:43
Arlind Qori

"Lëvizja Bashkë" zhvilloi të dielën Kongresin e saj të tretë, ku delegatët e zgjedhur nga strukturat në Shqipëri dhe diaspora diskutuan mbi situatën politike dhe shoqërore në vend.

Gjatë punimeve, Kongresi miratoi një sërë ndryshimesh në Statutin e "Lëvizjes Bashkë". Delegatët votuan gjithashtu për organet e reja përfaqësuese qendrore, duke zgjedhur anëtarët e Këshillit të ri Koordinues.

Arlind Qori u rizgjodh në krye të "Lëvizjes Bashkë", duke marrë një mandat të ri si kryetar i forcës politike.

Pas rizgjedhjes, Qori ka bërë një deklaratë duke u shprehur se nuk do të kandidojë më për postin e kryetarit në zgjedhjet e vitit 2029.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat