Aksident i rëndë në autostradë, furgoni del nga rruga – njerëzit mbeten të bllokuar brenda

Shqipëria

Aksident i rëndë në autostradë, furgoni del nga rruga – njerëzit mbeten të bllokuar brenda

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 15:28
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë të martës në autostradën Tiranë-Durrës, ku një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas asaj që mëson A2 CNN, pasagjerët kanë mbetur të bllokuar brenda në mjet, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca, që kanë transportuar në spital disa prej të plagosurve.

Ndërsa forcat zjarrfikëse po përpiqen të nxjerrin jashtë mjetit personat e mbetur brenda, mes të cilëve raportohet se ka edhe fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat