Përplasja me Policinë te Parlamenti, shoqërohet edhe aktivisti Altin Goxhaj!

Shqipëria

Përplasja me Policinë te Parlamenti, shoqërohet edhe aktivisti Altin Goxhaj!

Më: 2 korrik 2026 Në ora: 13:01
Altin Goxhaj

Rritet numri i personave të shoqëruar apo ndaluar nga Policia e Shtetit për protestën para Parlamentit ditën e sotme.

Ka shkuar mbi nëntë numri i tyre, teksa më i fundit, siç shihet edhe në foto, është aktivisti Altin Goxhaj.

Ai u pa teksa mbahej nga disa efektivë prej krahësh i prangosur, menjëherë pas përplasjeve mes protestuesve dhe uniformave blu. Goxhaj mbante në fytyrë edhe syze të mëdha mbrojtëse ndaj sprajit për të mbrojtur sytë.

Numri i të shoqëruarve mësohet se është më i lartë.

Nga ana tjetër Policia nuk kurseu sprajin me piper, gazin lotsjellës dhe topat e ujit në drejtim të tyre, teksa protestuesit krijuan barrikada me gardh metalik apo kazanë mbeturinash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat