Zjarri në malin e Shëngjinit drejt shuarjes, flakët vihen nën kontroll pas ndërhyrjes gjatë natës

Shqipëria

Zjarri në malin e Shëngjinit drejt shuarjes, flakët vihen nën kontroll pas ndërhyrjes gjatë natës

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 08:39
Fotoilustrim

Situata e krijuar nga zjarri në malin e Shëngjinit është drejt përmirësimit.

Pas një pune intensive gjatë gjithë mbrëmjes, 6 mjete zjarrfikëse bënë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, edhe pse era e fortë në shumë momente e vështirësoi ndërhyrjen.

Mëngjesin e sotëm kanë mbetur aktive vetëm disa vatra të vogla, ndërsa ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për shkak të terrenit të vështirë malor.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në biznese apo banesa. Ndërkohë, qarkullimi në aksin rrugor Lezhë–Shëngjin vijon normalisht dhe nuk paraqet asnjë problem për pushuesit që kanë zgjedhur Shëngjinin për të kaluar fundjavën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat