E moshuara bie nga autobusi/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë - Ambulanca mbërrin me vonesë

Shqipëria

E moshuara bie nga autobusi/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë - Ambulanca mbërrin me vonesë

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Një grua e moshuar ka rënë nga autobusi urban dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Lungomare, ku teksa e moshuara po zbriste nga autobusi i linjës, ra nga shkallët.
Pas rrëzimit ajo ra përtokë në betonin e shëtitores, duke pësuar lëndime.

Sipas informacioneve, ka hematoma në pjesën e fytyrës, kokës dhe gjymtyrëve. Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën.

E moshuara, për shkak të plagëve të marra, është transportuar drejt Spitalit të Vlorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat