Revolta qytetare, protestuesit sjellin para Kryeministrisë një arkivol simbolik për Edi Ramën

Shqipëria

Revolta qytetare, protestuesit sjellin para Kryeministrisë një arkivol simbolik për Edi Ramën

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 20:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas tortës simbolike prej betoni me të cilën protestuesit i “uruan” ditëlindjen kryeministrit Edi Rama, një tjetër moment simbolik ka shoqëruar protestën para godinës së Kryeministrisë në Tirana.

Protestuesit kanë sjellë një arkivol simbolik, i cili mbante mbishkrimin “Arkivoli politik i Ramës”. E njëjta frazë ishte vendosur edhe në anët e arkivolit.

Arkivoli që mbahej në dorë nga disa protestues bëri një xhiro përpara godinës së Kryeministrisë si pjesë e simbolikës së protestës.

Protesta po vazhdon akoma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat