“Koncert 4.2 milionë euro, pensionet më të ulëtat në Europë” – Protesta e 41-të, qytetari: Kjo është vrasje për popullin!

Shqipëria

“Koncert 4.2 milionë euro, pensionet më të ulëtat në Europë” – Protesta e 41-të, qytetari: Kjo është vrasje për popullin!

Më: 10 korrik 2026 Në ora: 19:20
Protestuesi

Një protestues ka renditur disa prej arsyeve që, sipas tij, kanë nxjerrë qytetarët në protestën e cila sot shënon 41 ditë.

Protestuesi: Sot është dita e 41-të. Arsyet janë të shumta, është shpopullimi, papunësia. Të gjitha këto na bëjnë që ne të marrim pjesë në protestë. Nuk e ka tagrin Shqipëria që të bëjë një koncert 4.2 milionë euro, kur 85% e popullsisë janë të varfër. Të bësh një koncert me lekët e buxhetit të shtetit do të thotë që është vrasje për popullsinë.

Kur pensionet janë më të ulëtat në të gjithë Europën, kjo është arsyeja që dalim në protestë. Është dita e 41-të dhe nuk e kemi ndaluar asnjë sekondë këtë protestë. Do të vazhdojmë deri në fund.

Nëpër zyrat e shtetit nuk mbaron asnjë punë, administrata është për tokë. Kudo që shkon nuk mbaron punë. Pastaj çmimet e ushqimeve, të gjitha janë shtrenjtuar, po thuajse 10-fish. Ngrenë rrogat dhe pensionet me 5 mijë lekë, ndërsa rrisin ushqimet me 20 mijë lekë. Çfarë mirëqenie është kjo? Kjo është vrasje për të gjithë qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat