Këto janë 20 zona publike në Shëngjin ku mund të bëni plazh falas

Shqipëria

Këto janë 20 zona publike në Shëngjin ku mund të bëni plazh falas

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 18:57
Ilustrim

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka rikujtuar se pushuesit kanë në dispozicion mbi 20 zona publike plazhi në bregdetin e Shëngjinit, të cilat mund të shfrytëzohen pa pagesë.

Përmes një postimi në Facebook, Ndreu bëri të ditur se hapësirat publike shtrihen nga Rana e Hedhun, në qendër të Shëngjinit, e deri në zonën e Kunes, duke u bërë thirrje qytetarëve që t'i shfrytëzojnë ato dhe të mos bien pre e abuzimeve.

“Janë mbi 20 zona plazhi publik, nga Rana e Hedhun, në qendër të Shëngjinit e deri në Kune, ku mund të bëni plazh me 0 lekë.

Ju lutem, vlerësoni zonat publike ku nuk paguhet, ose plazhet me tabela çmimesh, në mënyrë që të mos bini pre e abuzuesve”, ka shkruar Ndreu.

Ja zonat e plazhes:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat