BMW humb kontrollin në unazën e Fierit/ Përplaset me dy makina të parkuara, plagoset drejtuesi

Shqipëria

BMW humb kontrollin në unazën e Fierit/ Përplaset me dy makina të parkuara, plagoset drejtuesi

Më: 18 korrik 2026 Në ora: 17:04
Pamje nga vend i ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i BMW-së, i cili është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat