Seanca gjyqësore për dosjen e SPAK, Erion Veliaj dhe mbrojtja e tij mungojnë në gjykatë

Shqipëria

Seanca gjyqësore për dosjen e SPAK, Erion Veliaj dhe mbrojtja e tij mungojnë në gjykatë

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 10:31
Seanca

Pritet të nisë seanca gjyqësore për dosjen e SPAK, ku mes të pandehurve është edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Veliaj nuk është paraqitur në seancë. Mungon gjithashtu edhe avokati i tij, Plarent Ndreca.

Në këtë proces po gjykohen 11 të pandehur, ndërsa për 19 të tjerë çështja është veçuar dhe po shqyrtohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Ndreca ka dorëzuar kërkesë për shtyrje, pasi ka një çështje tjetër në Gjykatën Civile të Tiranës. Avokati thekson se është në pamundësi objektive për të marrë pjesë në seancën gjyqësore

Në sallë nuk është i pranishëm asnjë nga të pandehurit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat