24-vjeçarja mbahej peng nga ish-i fejuari pasi vrau babanë e saj, nëna vijon në gjendje të rëndë

Shqipëria

24-vjeçarja mbahej peng nga ish-i fejuari pasi vrau babanë e saj, nëna vijon në gjendje të rëndë

Më: 24 korrik 2026 Në ora: 15:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

24-vjeçarja, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-i fejuari i saj pas ngjarjes së rëndë ku ai vrau babanë e saj dhe plagosi nënën, ndodhet aktualisht në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier.

Ajo po merret në pyetje nga grupi hetimor, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë, nëna e saj, 55-vjeçarja Belere Plaka, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka zgjatur rreth pesë orë, pas plagëve të rënda të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Burime spitalore bëjnë me dije se, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor dhe ndërhyrjes së gjatë kirurgjikale, gjendja e 55-vjeçares vijon të jetë e rënduar. Ajo ndodhet nën kujdes intensiv dhe po monitorohet vazhdimisht nga mjekët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat