Rëndohet bilanci i tragjedisë që tronditi Shqipërinë, 35-vjeçari vrau babanë e ish-të dashurës, vrau veten, shënohet edhe viktima e tretë

Shqipëria

Rëndohet bilanci i tragjedisë që tronditi Shqipërinë, 35-vjeçari vrau babanë e ish-të dashurës, vrau veten, shënohet edhe viktima e tretë

Më: 24 korrik 2026 Në ora: 17:59 Përditësuar në ora: 19:45 më 24.07.2026
Pengmarrësi

Vdes edhe ish vjehrra, ishte plagosur rëndë nga ish dhëndri

Rëndohet bilanci i tragjedisë që tronditi mëngjesin e sotëm fshatin Vidhisht të Roskovecit. Pasi ish-dhëndri ekzekutoi me armë gjahu ish-vjehrrin dhe më pas i dha fund jetës teksa rrethohej nga forcat e policisë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit edhe e plagosura nga kjo ngjarje.

Viktima e dytë nga radhët e familjes është 55-vjeçarja Belere Plaka. Ajo mbeti e plagosur rëndë nga të shtënat brenda banesës së saj dhe, përpos ndërhyrjeve urgjente të mjekëve, nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, 35-vjeçari Refit Buzi hyri i armatosur me armë gjahu në banesën e ish-të fejuarës së tij. Pas një debati, ai qëlloi për vdekje ish-vjehrrin Kosta Plaka, 58 vjeç, dhe plagosi rëndë bashkëshorten e tij, Belere Plakën.

Menjëherë pas të shtënave, Buzi mori me forcë në makinë ish-të fejuarën e tij 24-vjeçare, Rozalina Plaka, duke e mbajtur peng dhe duke u larguar në drejtim të zonës periferike në dalje të fshatit.

Forcat e Policisë së Fierit dhe repartit special RENEA rrethuan me shpejtësi zonën ku ishte ngujuar autori me automjetin e tij. Pas negociatave, forcat e rendit mundësuan lirimin e vajzës së re pa dëmtime fizike.

Ndërkohë, autori Refit Buzi refuzoi të dorëzohej dhe përfundimisht kreu vetëvrasje me armën e gjahut pak metra larg makinës së tij.

Sipas të afërmve, ngjarja vinte pas kërcënimeve të vazhdueshme dhe konflikteve të mëparshme pas prishjes së fejesës mes të rinjve. Prokuroria dhe policia po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të të gjithë rrethanave të tragjedisë. 

Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-të fejuarën, momentet e fundit të Refit Buzit në përballje me RENEA-n

Kanë dalë pamjet e Refit Buzit pak çaste para se të ikte nga kjo botë. Siç shikoni imazhin ku Refit Buzi ndodhet pak metra larg makinës, ulur me armën në krah.

Pak më vonë ai i dha fund jetës me armën e tij tip çifte gjahu.

Drejtoria e policisë së Fierit tha zyrtarisht se ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

"Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit".

Më herët Refit Buzi akuzohet se në fshatin Vidhisht, Roskovec, vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, 58 vjeçarin Kosta Plaka si dhe plagosi rëndë nënën e saj 55 vjeçare Belere Plaka. Pas krimit ai nuk u ndal me aq por rrëmbeu dhe mbajti peng ish-të dashurën, Rozalinda Plaka duke e dhunuar edhe atë.

Pak orë më vonë pranoi ta lërë të lirë dhe ajo u dërgua në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Image

35-vjeçari vrau babanë e ish-të dashurës, plagosi nënën e saj, mori peng ish-të dashurën dhe pengmarrësi vrau veten

Ka përfunduar me një tjetër viktimë ngjarja e rëndë kriminale e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit të Shqipërisë, ku një 35-vjeçar vrau babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, pas lirimit të pengut falë ndërhyrjes profesionale të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijoi negociatat me autorin për ta bindur që të dorëzohej dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Megjithatë, pavarësisht negociatave intensive që zgjatën prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë.

Rreth orës 16:35, ai dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat