Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset 22-vjeçari, niset drejt Traumës

Shqipëria

Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset 22-vjeçari, niset drejt Traumës

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 19:51
Fotoilustrim

Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Kurbin, në fshatin Gjorm. 

Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se sipas informacioneve paraprake, i riu ka marrë plagë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit ose personave të përfshirë në të shtënat, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çuan në plagosjen e 22-vjeçarit.

Shqipëria ditët e fundit është përfshirë nga një valë e vrasjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat