Vdekja tragjike e nënës dhe dy fëmijëve në Shkodër, reagon Begaj: Ngushëllimet e mia më të sinqerta! U prehshin në paqe!

Shqipëria

Vdekja tragjike e nënës dhe dy fëmijëve në Shkodër, reagon Begaj: Ngushëllimet e mia më të sinqerta! U prehshin në paqe!

Më: 29 korrik 2026 Në ora: 18:15
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në fshatin Domen të Shkodrës, ku një nënë e re dhe dy fëmijët e saj humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tyre.

Me një postim në rrjete sociale, Begaj shprehu dhimbjen për këtë ngjarje dhe u dërgoi ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domën të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe. U prehshin në paqe!”, u shpreh Presidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat