Pas rikthimit nga “Kushtetuesja”, Gjykata e Lartë cakton datën, ja kur do të shqyrtohet masa e arrestit për Erion Veliajn

Shqipëria

Pas rikthimit nga “Kushtetuesja”, Gjykata e Lartë cakton datën, ja kur do të shqyrtohet masa e arrestit për Erion Veliajn

Më: 30 korrik 2026 Në ora: 10:48
Erion Veliaj

Gjykata e Lartë ka caktuar 15 shtatorin, si datën për shqyrtimin e masës së Erion Veliajt pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese. Seanca është parashikuar për në orën 09:30.

Treshja penale që do të gjykojë kryebashkiakun e Tiranës në Gjykatën e Lartë është Sander Simoni relator dhe Valbon Çekrezi e Genti Shala anëtarë.

Sokol Binaj dhe Albana Boksi dhanë dorëheqjen nga rekursi, pasi kanë shqyrtuar kërkesa të mëparshme të Veliajt. Më herët dha dorëheqjen edhe relatori Ilir Panda.

Gjykata Kushtetuese ia riktheu Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës së masës së Veliajt me argumentin se duhet të arsyetohet përse nuk është e përshtatshme një masë tjetër, përveç arrestit në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat