LIVE/ Qëndrimi ynë nuk ndryshon!”- Pankartat nga sheshi i protestës së 71-të: Të bashkuar kundër qeverisë! Kërkojmë llogaridhënie!

Shqipëria

LIVE/ Qëndrimi ynë nuk ndryshon!”- Pankartat nga sheshi i protestës së 71-të: Të bashkuar kundër qeverisë! Kërkojmë llogaridhënie!

Më: 9 gusht 2026 Në ora: 08:19 Përditësuar në ora: 21:17 më 09.08.2026
Fotoilustrim

“Qëndrimi ynë nuk ndryshon!”- Pankartat nga sheshi i protestës së 71-të: Të bashkuar kundër qeverisë! Kërkojmë llogaridhënie!

Protesta e 71-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar me pjesëmarrjen masive të qytetarëve në shesh, të cilët përmes pankartave kanë përcjellë mesazhet e tyre kundër pushtetarëve.

Në mesin e pankartave të shfaqura gjatë protestës, qytetarët kanë vënë theksin te bashkimi i tyre kundër qeverisë.

Një prej pankartave përcillte mesazhin “Të ndryshëm nga natyra. Të bashkuar me zgjedhje”.

Një tjetër pankartë e vendosur në shesh e shprehte më qartë bashkimin e tyre kundër qeverisë nga e cila kërkojnë llogaridhënie: “Të ndryshëm, por të bashkuar kundër qeverisë. Një popull. Një zë. Një kërkesë: llogaridhënie!”

Në mesazhet e tjera nga sheshi thuhet: “71 – Qëndrimi ynë nuk ndryshon”, ndërsa një tjetër përcillte mesazhin në anglisht: “71, Another day. Still here”, që në shqip do të thotë “71 – Një tjetër ditë. Ende këtu.”

Pankartat janë bërë pjesë e pandarë e protestave të përditshme, duke shërbyer si një tjetër mënyrë për qytetarët që të shprehin pakënaqësinë dhe kërkesat e tyre gjatë qëndrimit në shesh.

​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë

Qytetarët u mblodhën sërish në protestë të dielën në kryeqytet, para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 71-të të qëndresës dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe ndryshime të thella politike e institucionale.

Thirrja kryesore e protestuesve mbetet “Jep dorëheqjen!”, ndërsa në qendër të tubimit u vendosën kërkesat për ndryshime të thella dhe për largimin e klasës së vjetër politike.

Ajo që nisi fillimisht si një reagim lokal ndaj një projekti për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, gjatë 70 ditëve të protestës është shndërruar në një lëvizje me përmasa më të gjera dhe me kërkesa të drejtpërdrejta politike.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, qëllimi i kësaj qëndrese është sjellja e një ndryshimi politik dhe institucional.

“Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për qeverisjen e vendit, ndërsa akuzon kryeministrit Edi Rama për korrupsion.

Ai theksoi se gjendja ekonomike, sociale është shumë e vështirë dhe se të rinjtë nuk kanë asnjë mbështetje.

“13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë.  E mbyllëm aktivitetin. Shkuam në falimentin me këtë qeveri që e ka mbytur para e pisët. Vajza është kthyer në Vlorë, por është jashtë mase e dëshpëruar”, tha ai.

“Nëse Berisha bën një hap pas, Rama nuk qëndron dot 1 muaj. Mbajnë njëri-tjetrin”, protestuesi: Kryeministri 13 vite premton ujë, besën e shqiptarëve e ka thyer. Të largohet

Një tjetër qytetar i pranishëm në protestën e sotme në Tiranë, u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të largohet.

Ai theksoi se nuk duhet t’i kërkojë më besën shqiptarëve sepse e ka thyer atë besë dhe nuk duhet të jetë më në krye të shtetit.

“Sa herë vijmë e gjejmë më keq. Shqiptarët nuk duhet të luftojnë për bukën e gojës.

Populli shqiptar nuk e meriton këtë gjendje. Kryeministri nuk ka çfarë të japë më, për 13 vjet thotë ujë, drita si kasetë e prishur, duhet të largohet.

Shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri”, tha ai.

“Korrupsion e krim nga koka te këmbët, Ramën e shpallën non grata të vetët”/ I riu: Kruja u dogj, ku janë avionët? Kryeministri si Rrapush Xhaferri në ’97…

Një sërë shqetësimesh ka shprehur një i ri në revoltën e sotme kundër kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se kjo protestë është kundër sistemit që ka ngritur Berisha e Rama.

“Korrupsioni fillon në spital në arsim. Me këtë sistem që ka ngritur Rama e Berisha kanë vjedhur pronat e shqiptarëve.

Edhe të vetët Ramën e shpallën non grata. Të thotë Edi Rama se çfarë mund të bëjë një pensionist me 200 mijë lekë? Largoi gjithë rininë. Këtë vend e ka kapur krimi e korrupsioni.

Një i ri u vra në derë të shtëpisë. Në Krujë u rrezikuan banesa. Çfarë ka bërë Rama, fasadë? Pse nuk blenë avionët…

Janë me krim nga koka te këmbët…Rama na flet sot për zhvillim si Rrapush Xhaferi në ’97…Ka promovuar për analfabetizmin, Zegjineja ku i gjeti 250 mijë euro? “, tha ai.

Qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës

Ka marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë.

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike vijon edhe sot, duke hyrë në ditën e 71-të.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Protesta, e cila nisi fillimisht kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, është zgjeruar me kërkesa politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat