Dita e 75 e protestës/ Mesazhi i qytetarit me aftësi të kufizuara: Para drejtësisë qeveritarë që kanë abuzuar! Rama duhet të japë llogari! Të gjithë në betejë dhe pa kthim prapa

Shqipëria

Dita e 75 e protestës/ Mesazhi i qytetarit me aftësi të kufizuara: Para drejtësisë qeveritarë që kanë abuzuar! Rama duhet të japë llogari! Të gjithë në betejë dhe pa kthim prapa

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 20:59
Pamje nga protesta

Një qytetar me aftësi të kufizuara, pjesëmarrës në protestën para Kryeministrisë, ka bërë thirrje për vijimin e protestave dhe për vendosjen para drejtësisë të zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën.

Qytetari kërkoi që qytetarët të mos tërhiqen nga protesta, duke bërë thirrje për një angazhim më të gjerë.

“Unë si atdhetar i betuar për atdheun tim, i bëj thirrje që në këtë situatë shumë të ndërlikuar ta luftojmë me mish e me shpirt.

Para drejtësisë deputetë, para drejtësisë qeveritarëve që kanë abuzuar. Pa kthim prapa, të gjithë në betejë.

Rama duhet të japë llogari, ai dhe të tjerë që bashkëpunojnë me të. Poshtë qeveria Rama. I bëj thirrje popullit shqiptar të gjithë në betejë”,  mesazhi i qytetarit me aftësi të kufizuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat