Konfliktohen dy shitës biletash anijesh turistike në Vlorë, njëri plagoset me thikë! Pranga autorit

Shqipëria

Konfliktohen dy shitës biletash anijesh turistike në Vlorë, njëri plagoset me thikë! Pranga autorit

Më: 16 gusht 2026 Në ora: 18:37
Fotoilustrim

Një plagosje me thikë është shënuar pasditen e së dielës në Portin e Vlorës. Ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy personave.

Mësohet se personat e përfshirë në sherr janë dy shitës biletash anijesh turistike. 

Edmond Gorishova ka plagosur me thikë Dhimo Thominin, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit nuk dihet ende, ndërkohë që autori është vënë në pranga. Nuk dihen detaje se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që pritet një reagim zyrtar nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat