Aksident në aksin Shëngjin-Lezhë, plagosen katër persona, mes tyre dy fëmijë

Shqipëria

Aksident në aksin Shëngjin-Lezhë, plagosen katër persona, mes tyre dy fëmijë

Më: 17 gusht 2026 Në ora: 08:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Shëngjin-Lezhë, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre dy fëmijë.

Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, janë jashtë rrezikut për jetën.

Për trajtim të mëtejshëm, ata janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat