Incident në liqenin e Komanit! Përplasen dy skafe pranë Lumit të Shalës, raportohet për disa persona të plagosur

Shqipëria

Incident në liqenin e Komanit! Përplasen dy skafe pranë Lumit të Shalës, raportohet për disa persona të plagosur

Më: 19 gusht 2026 Në ora: 16:08
Fotoilustrim

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në zonën turistike të Komanit, ku dy mjete lundruese të llojit skaf janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të Lumit të Shalës.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar plagosjen e disa personave.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë, burime paraprake bëjnë me dije se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe strukturat përkatëse po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat