Vrasja e turistit në Ksamil, qeveria portugeze: Po ndjekim rastin!

Shqipëria

Vrasja e turistit në Ksamil, qeveria portugeze: Po ndjekim rastin!

Më: 19 gusht 2026 Në ora: 19:24
Fotoilustrim

Qeveria portugeze ka reaguar në lidhje me vrasjen e turistit 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes një ditë më parë në Ksamil, ngjarje për të cilën u vunë në pranga 11 persona, ndërsa u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Sipas mediave vendase, qeveria shprehet se po monitoron rastin e vrasjes së turistit portugez. Raquel Trindade, nga zyra e Ministrit të Punëve të Jashtme, thotë se informacionet i kanë marrë përmes mediave dhe se nuk kanë ende një njoftim zyrtar në lidhje me atë që ka ndodhur në Ksamil.

“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që vdiq në Shqipëri dhe, nëpërmjet ambasadës së saj në Romë dhe gjithashtu konsullatës së nderit në Tiranë, po bashkëpunojmë me autoritetet lokale.

Ne e dimë nga shtypi lokal se ka pasur arrestime, por për momentin nuk kemi ende informacion përmes rrjetit tonë për të ndarë. Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të monitorojë atë që është e nevojshme, si me autoritetet lokale ashtu edhe me familjet”, tha zyrtari për median portugeze “Renascença”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat