Në hetim për tenderin e tunelit të Llogarasë, GJKKO zbut masën e sigurisë për ish-vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erlad Elezi

Shqipëria

Në hetim për tenderin e tunelit të Llogarasë, GJKKO zbut masën e sigurisë për ish-vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erlad Elezi

Më: 21 gusht 2026 Në ora: 12:38
Fotoilustrim

Gjykata ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, i cili është nën hetim për procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, ndaj Gjylit është caktuar masa e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, si dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit.

Ndërkohë të njejtat masa sigurie janë vendosur nga GKKO edhe për ish-administratorin e KESH, Erald Elezi.

Gjyli është një prej personave të përfshirë në dosjen që lidhet me procedurat e tenderimit dhe ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Në të njëjtën çështje është marrë e pandehur edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat