Roja bregdetare ndërhyri në kohë, 70-vjeçari i shpëton mbytjes në plazhin e Semanit

Shqipëria

Roja bregdetare ndërhyri në kohë, 70-vjeçari i shpëton mbytjes në plazhin e Semanit

Më: 22 gusht 2026 Në ora: 16:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 70-vjeçar nga Lushnja është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Semanit, pas ndërhyrjes në kohë të rojeve bregdetare.

I moshuari ndodhej me familjarët e tij në plazh kur sjellja e tij në ujë tërhoqi vëmendjen e dy vëzhguesve.

70-vjeçari u pa teksa dilte dhe zhytej në mënyrë të përsëritur në ujë. Rojet bregdetare ndërhynë menjëherë dhe i dhanë ndihmën e parë, duke arritur të stabilizonin frymëmarrjen e tij.

Pak minuta më vonë, ai u transportua me autoambulancë drejt Spitalit të Fierit për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Pas marrjes së ndihmës në spital, 70-vjeçari e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat