Zjarri në Sarandë - flakët përhapen me shpejtësi, i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Shqipëria

Zjarri në Sarandë - flakët përhapen me shpejtësi, i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Më: 26 gusht 2026 Në ora: 17:47
Zjarri në Sarandë

Një zjarr ka përfshirë kurorën e gjelbër të Sarandës në Shqipëri, në zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqen me bimësi dhe po i afrohen disa ndërtesave aty pranë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa është kërkuar ndërhyrja nga ajri për shkak të terrenit të vështirë që bllokon kalimin e mjeteve.

Gjithashtu, flakët i janë afruar edhe shtëpive të banuara dhe disa hoteleve që ndodhen aty pranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat